Furnizim në katër hapa
Nga kërkesa fillestare deri te dorëzimi i materialit, ndjekim një proces të qartë dhe të organizuar për çdo porosi.
Na dërgoni kërkesën
Na dërgoni cilësinë e materialit, përmasat dhe sasitë me telefon, email ose WhatsApp. Mund të nisni edhe një listë të thjeshtë; specifikimet teknike i verifikojmë së bashku.
Merrni ofertën tonë
Përgatisim ofertën sipas specifikimeve tuaja, me çmimin, disponueshmërinë dhe afatin e parashikuar të dorëzimit, pa asnjë detyrim për porosi.
Përzgjedhja e materialit dhe kontrolli i cilësisë
Sipas kërkesës, materialet shoqërohen me certifikatë inspektimi EN 10204 3.1 të prodhuesit, me gjurmueshmëri sipas numrit të shkrirjes.
Dorëzim
Përgatisim dhe organizojmë dërgesën nga depoja jonë në Tiranë. Gjatë procesit komunikoni drejtpërdrejt me ekipin përgjegjës për porosinë.
Çfarë ju ofrojmë
Materiale, dokumentacion teknik dhe shërbime që e bëjnë procesin e furnizimit më të thjeshtë dhe më të sigurt.
Nga të fillojmë?
Zgjidhni kategorinë e produktit për të parë cilësitë, standardet dhe përmasat e disponueshme.
Pyetje të shpeshta
Përgjigje të shkurtra për porositë, certifikatat dhe zgjedhjen e cilësisë.
Çfarë produktesh inoksi furnizon Proinox Albania?
Furnizojmë llamarina, Rulo dhe shirita inox, tuba dhe Profile, shufra, rakorderi, flanxha, bulloneri, aksesorë dhe pajisje inox për gastronomi. Ofrojmë gjithashtu alumin dhe materiale saldimi.
A furnizohet materiali me certifikatë?
Po. Sipas kërkesës, materialet mund të shoqërohen me certifikatë inspektimi EN 10204 3.1 të prodhuesit, me gjurmueshmëri. Na e specifikoni këtë kërkesë gjatë porosisë.
Si mund të kërkoj ofertë?
Na telefononi ose na dërgoni me email apo WhatsApp listën e materialeve, duke përfshirë cilësinë, përmasat dhe sasitë. Ne përgatisim ofertën përkatëse.
Cilën cilësi inoksi duhet të zgjedh?
Zgjedhja varet nga kushtet e përdorimit: AISI 304 për shumë aplikime ushqimore dhe të përgjithshme, AISI 316L për mjedise me klorure ose kushte më agresive, ndërsa Duplex 2205 kur kërkohet rezistencë mekanike më e lartë. Konsultoni udhëzuesin tonë teknik ose na kontaktoni.
Ku ndodhet depoja dhe cili është orari i punës?
Zyra dhe depoja ndodhen në Tiranë, Shqipëri. Orari është e hënë – e shtunë, 07:30 – 15:30.
Na tregoni çfarë ju nevojitet. Për furnizimin kujdesemi ne.
Na dërgoni cilësinë, përmasat dhe sasitë për të marrë një ofertë të përshtatur me kërkesën tuaj.